Komponentët

 

AS-PL ka në ofertën e vet mbi 9500 pjesë dhe komponentë të përcaktuar për lloje të ndryshme automjetesh, duke filluar nga makinat, kamionët, makinat bujqësore, njësitë lundruese dhe motoçikletat e deri tek oferta për tregun industrial. Komponentët janë të ndarë në grupet vijuese:

  • pjesët për alternuesit
  • pjesët për motorinot
  • kushinetat dhe izoluesit
  • komponentët për sistemin e ndezjes
  • të tjera (makina dhe pjesë, guarnicione, hermetizues të boshtit rrezor, unaza, furça etj.)

Falë spektrit të gjerë të produkteve të ofruara, AS-PL është bërë një nga furnizuesit (prodhuesit) kryesorë botërorë që veprojnë në sektorin e shpërndarjes së pjesëve rezervë.

 

Katalogu on-line

Duke u kujdesur për nevojat dhe pritshmëritë e Klientëve tanë, kemi krijuar katalogun elektronik, i cili mundëson një kërkim të lehtë dhe të shpejtë të pjesëve, i cili është i aksesueshëm online në adresën: as-catalog.com dhe në faqen e internetit të shoqërisë.

Duke u kujdesur për mjedisin natyror, shoqëria ka hequr dorë nga katalogu në versionin e printuar. I aksesueshëm është aplikacioni celular - AS-PL Catalogue, i cili lehtëson përzgjedhjen e komponentëve të përshtatshëm. Ai mund të shkarkohet në dyqanet Google Play™ dhe App Store®. Marka "AS" është e aksesueshme edhe në katalogun TecDoc™ me emrin AS-PL.