On November 12th, 2018 (Monday) the company will be closed. All B2B orders will be processed from 13.11.2018 (Tuesday).

Motorino

 

AS-PL ka në ofertën e vet mbi 1800 lloje motorinosh, të përcaktuar për automjetet, kamionët, makinat bujqësore, njësitë lundruese, motoçikletat dhe për tregun industrial. Në sajë të spektrit të gjerë të produkteve të ofruara, AS-PL është bërë një nga furnizuesit kryesorë botërorë që veprojnë në sektorin e shpërndarjes së pjesëve rezervë.

 

Mënyra e punës së motorinos

Motorino është pajisje për nisjen e motorit me djegie të brendshme. Më shpesh përdoren motorinot elektrike.

Motorino elektrike është një motor i rrymës së vazhdueshme, i cili përdoret për rrotullimin e boshtit me gunga të motorit dhe dhënies së shpejtësisë së duhur të tij, me të cilën motori mund të fillojë punë të pavarur. Motorino elektrike e motorit me djegie të brendshme është marrësi, i cili merr më shumë energji elektrike nga bateria, por vetëm në periudha të shkurtra gjatë hapjes së motorit.

 

Motorino elektrike është i domosdoshëm sepse motorët me djegie të brendshme nuk janë në gjendje të nisen vetë. Për këtë arsye, motorino duhet së pari të rrotullohet më shumë sesa një duzinë herësh me boshtin me gunga të motorit me djegie të brendshme për të filluar punën. I lindur në vitin 1876 në Loundonville në SHBA, Karol Franklin Kettering është zbuluesi i motorinos elektrike të automjeteve, i cili ka zëvendësuar mekanizmin e ndezjes me manivelë.
 

 

Kontrolli i cilësisë

Produktet e ofruara nga shoqëria u nënshtrohen procedurave të rrepta të testimit dhe plotësojnë kërkesat më të larta në fushën e montimit dhe parametrave teknikë. Të gjithë alternuesit dhe motorinot që gjenden në ofertën e shoqërisë testohen në makinat speciale dhe rezultatet e testeve të tyre u bashkëngjiten produkteve të ofruara. Furnizimi i produkteve të mira, të përshtatura me pritshmëritë aktuale të tregut me përdorimin e teknologjive moderne është qëllimi më i rëndësishëm i AS-PL, i cili është njëkohësisht dhe misioni i ndërmarrjes.

 

Katalogu on-line

Duke u kujdesur për nevojat dhe pritshmëritë e Klientëve tanë, kemi krijuar katalogun elektronik, i cili mundëson një kërkim të lehtë dhe të shpejtë të pjesëve, i cili është i aksesueshëm online në adresën: as-catalog.com dhe në faqen e internetit të shoqërisë.

Duke u kujdesur për mjedisin natyror, shoqëria ka hequr dorë nga katalogu në versionin e printuar. I aksesueshëm është aplikacioni celular - AS-PL Catalogue, i cili lehtëson përzgjedhjen e komponentëve të përshtatshëm. Ai mund të shkarkohet në dyqanet Google Play™ dhe App Store®. Marka "AS" është e aksesueshme edhe në katalogun TecDoc™ me emrin AS-PL.