Rreth Nesh


AS-PL Sp. z o.o. është një kompani me kapitalin 100% polak, e cila vepron në industrinë e motorinove dhe alternuesve. Kompania është themeluar në Gdańsk në vitin 1992, me emrin Auto-Starter - Kaszubowska Danuta. Sot shoqëria punëson mbi 280 persona të stafit profesional dhe të kualifikuar dhe bashkëpunon me shpërndarësit dhe grosistët e pjesëve rezervë nga e gjithë bota në tregun aftermarket, d.m.th. shpërndarjen e pjesëve rezervë dhe aksesorëve për automjete.

Kontaktet tregtare shumëvjeçare dhe shitja në mbi 70 vende në tërë botën kanë bërë që shoqëria të radhitet në krye të furnizuesve kryesorë të pjesëve dhe komponentëve elektrikë për automjete.

 

Misioni i shoqërisë


Furnizimi i produkteve të cilësisë më të lartë, të përshtatura për pritshmëritë e tregut me përdorimin e teknologjive moderne.

 

 

Oferta


Oferta e produkteve të shoqërisë përfshin aktualisht mbi 17 000 pozicionet e asortimentit, të cilët u referohen afërsisht 250 000 referencave, të cilat u sigurojnë Klientëve një zgjedhje të gjerë të produkteve, duke filluar nga pjesët origjinale, deri në pjesët rezervë të ofruara me çmime konkurruese. Në ofertë gjenden pjesët dhe komponentët për makinat, kamionët, makinat bujqësore, njësitë lundruese, motoçikletat dhe për tregun industrial.

Asortimenti i shoqërisë ndahet në tri linjat e produkteve:

  •  - janë pikë së pari mallrat OEM (Original Equipment Manufacturer), që vijnë nga prodhuesit e klasit botëror, të përcaktuara për montim të parë, si edhe motorinot dhe alternuesit, të cilët përmbajnë të paktën 80% të pjesëve OEM.
  •  - është puna pa dështime dhe siguria e ndezjes, të garantuara nga marka AS.
  •  - ky është propozim për Klientët të cilët kërkojnë raportin optimal çmim-cilësi të produkteve të ofruara.

 

Marka e vet "AS"


Në vitin 2004, gama e produkteve të kompanisë është zgjeruar me markën e vet "AS". Në përgjigje të kërkesave të Klientëve dhe zhvillimit të pandërprerë të industrisë së automobilave, kompania ka zgjeruar edhe spektrin e shërbimeve të ofruara me rigjenerimin e alternuesve dhe motorinove.

Në vitin 2013, selia e kompanisë është transferuar në ndërtesën moderne në Gdańsk, në të cilën gjendet edhe depoja me sipërfaqe 5000 m2. Për më tepër, në vitin 2016 në Lubichowo afër Starogard Gdański është ndërtuar ndërtesa e re, në të cilën gjenden linjat moderne të prodhimit dhe depoja me sipërfaqen totale gati 5000 m2 bashkë me hapësirën e zyrave. Në ndërtesë janë shfrytëzuar zgjidhjet inovative dhe makinat speciale të montuara, të cilat kontrollojnë produktet tona të firmës kanadeze D&V Electronics (ST-16, ST-24, ST-116, ALT-98, ALT-198) dhe firmës holandeze Motoplat, të cilët kanë për qëllim kontrollin dhe rritjen e cilësisë së produkteve që ofrohen nga firma.

 

Kontrolli i cilësisë


Mallrat e ofruara nga shoqëria u nënshtrohen procedurave të rrepta të kontrollit dhe plotësojnë kërkesat më të larta në fushën e montimit dhe parametrave teknikë. Furnizimi i produkteve të cilësisë shumë të lartë, të përshtatura me pritshmëritë aktuale të tregut me shfrytëzimin e teknologjive moderne është qëllimi më i lartë i AS-PL, i cili është njëkohësisht dhe misioni i ndërmarrjes.

Konsekuenca e veprimeve të drejtuara ndaj krijimit të pajisjeve të cilësisë më të lartë ka qenë implementimi në vitin 2015 i sistemit të menaxhimit të cilësisë, i pajtueshëm me kërkesat e normës ISO 9001:2008. Certifikata e marrë është një vërtetim që veprimtaria e organizatës zhvillohet jo vetëm në pajtim me standardet e cilësisë, por edhe që ndikon në mënyrë të kontrolluar në mjedisin natyror.

Të gjithë alternuesit dhe motorinot e ofruar nga shoqëria, kontrollohen në makinat speciale, dhe rezultatet u bashkëngjiten produkteve të ofruara.

 

Katalogu on-line


Duke u kujdesur për nevojat dhe pritshmëritë e Klientëve tanë, kemi krijuar katalogun elektronik, i cili mundëson një kërkim të lehtë dhe të shpejtë të pjesëve, i cili është i aksesueshëm online në adresën: as-catalog.com dhe në faqen e internetit të shoqërisë.

Duke u kujdesur për mjedisin natyror, shoqëria ka hequr dorë nga katalogu në versionin e printuar. I aksesueshëm është aplikacioni celular - AS-PL Catalogue, i cili lehtëson përzgjedhjen e komponentëve të përshtatshëm. Ai mund të shkarkohet në dyqanet Google Play™ dhe App Store®. Marka "AS" është e aksesueshme edhe në katalogun TecDoc™* me emrin AS-PL.

 

 

* TecDoc Informations System GmbH është furnizuesi kryesor i të dhënave elektronike lidhur me pjesët rezervë për tregun evropian. TecDoc sjell spektrin aktual dhe më të gjerë të të dhënave që nevojiten për identifikimin dhe porositjen e pjesëve për të gjithë industrinë automotive.